Manchester Utd ia ka dalë të sigurojë tre pikët e radhës me një fitore 2-1 ndaj Cristal Palaces në Premier League.
Por suksesi nuk ka pasur vetëm nota pozitive për “djajtë e kuq” të cilët kanë humbur një element me shumë cilësi si Casemiro për ndeshjet e radhës.
Shkak është bërë një zënkë në minutën e 67 të ndeshjes kur Shlup i miqve dhe Antoni i vendasve u përplasën njëri me tjetrin.
Futbollisti i Crystal Palaces shtyu brazilianin në rrethimet e fushës dhe kjo solli përplasjen që u shoqërua me një zënkë masive snë fushë.
Gjyqtari u ftua nga VAR që të shihte pamjet e asaj zënke, pasi Casemiro në ato momente i kishte vënë duart në fyt Uill Hjugs.
Me rishikimin e pamjeve, për kryesorin nuk kishte dyshime dhe ai i tregoi menjëherë brazilianit kartonin e kuq.
Një karton që do të ketë shumë peshë pasi i dhënë për sjellje josportive, sjell automatikisht tre ndeshje pezullim.
Kështu, ai do të jetë larg fushave të lojës për sfidat ndaj Lids dhe atë ndaj Leister në kampionat.