Feronikeli ka arritur ta mposht Trepçën ’89 në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.
Por rezultati i arritur në fushë 1-0 mund t’i mos vlejë skuadrës nga Drenasi, pasi Trepça ’89 ka shtruar ankesë në FFK.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA i ka bllokuar përkohësisht merkaton Feronikelit, por kjo gjë duket se nuk i ka lënë përshtypje skuadrës nga Drenasi që ka afruar gjashtë futbollistë të rinj në afatin kalimtar të janarit.
Donat Hasani, Fitim Susuri dhe Adem Maliqi ishin në fushë nga minuta e parë ndaj Trepçës ’89, derisa Endrit Baholli dhe Shpresim Zogu u inkuadruan nga banka rezervë.
Ndërkohë transferimi i gjashtë portieri Armend Blakqorri gjithashtu ishte në protokoll, por që nuk luajti.
Trepça ’89 ka bërë ankesë në Komisionin e Garave të FFK-së ku i ka paraqitur provat se ndeshja në fjalë nuk duhet të regjistrohet.
"Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se ka paraqitur ankesën drejtuar Komisionit të Garave të FFK-së, rreth ndeshjes së zhvilluar në kuadër të Kupës së Kosovës regjistruar si 1/8 e finales mes KF FERONIKELI 74 – KF TREPÇA’89.
Në dokumentin e dërguar paraqitet ankesa e dërguar me provat dhe nenet e bazura në rregullorën e Federatës së Futbollit të Kosovës", regaon Trepça '89.