Roma pas humbjes nga Napoli me rezultat 2:1 në Serie A, pas humbjes për Kupë të Italisë, me 1:2 nga Cremonese, sonte i kthehet fitoreve në kampionatin italian.
Romakët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Empolit.
Tre pikë në kohën e duhur për Romën, që në mes javë pësuan tronditje me eliminim nga kupa.
Golat i realizuan Ibanez (2') e Abraham (6').
Roma ngritet në vend të tretë me 40 pikë, ndërsa Empoli zë vendin e dhjetë me 26 pikë.