Everton u rikthye te suksesi në Premier League dhe këtë e bëri ndaj kryesuesve të Arsenal.
Në stadiumin Goodison Park, vendasit triumfuan me rezultatin minimal 1-0 teksa u ndje menjëherë edhe “dora” e trajnerit të Sean Dyche.
Pas sfidës, ky i fundit u shpreh se ky sukses ndaj Arsenal do t’i motivojë për ndeshjet e radhës ndërsa shtoi se kërkoi nga lojtarët që në fushë të luajnë thjeshtë.
“Unë isha në krahun e lojtarëve pavarësisht momentit të vështirë, ata janë pjesë më e rëndësishme e klubit.
Arritëm një rezultat minimal, por me maksimumin e sforcimit sepse në fushë lamë gjithçka.
Lojtarët ishin në një situatë e cila nuk ishte komode për askënd.
Kjo fitore do të na motivojë shumë edhe për ndeshjet e radhës.
Fituam kundër kryesuesve të kampionatit dhe nuk është pak.
Unë kërkoj që lojtarët të jenë të qetë në fushë, ajo që kërkoj nga ata është që të luajnë thjeshtë”, u shpreh Dyche.