Trajneri i thur elozhe Berishës

Futboll

Trajneri i thur elozhe Berishës

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 22:15
Trajneri i thur elozhe Berishës

Mërgim Berisha shënoi mbrëmë golin e tij të tretë radhazi në Bundesligë dhe të 6-in në këtë sezon.

Ishte pikërisht goli i shënuar prej tij që i dha fitoren Augsburgut kundër Bajer Leverkusenit.

Ndeshje kjo që u vëzhgua nga afër nga ndihmësi i trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flikut.

Ndoshta në mars mund të ketë një ftesë të “pancerave“ në drejtim të Berishës.

Për sulmuesin shqiptar ka folur edhe trajneri i Augsburgut, i cili nuk i kursen elozhet për 24-vjeçarin.

Maseni është shprehur se në Gjermani nuk ka lojtar “9”-sh më të mirë se Mërgim Berisha, që sipas tij ka cilësi të jashtëzakonshme për të shënuar gol në zonën e rreptësisë.

“Unë nuk mendoj se ka “9“-sh më të mirë në Gjermani.

Ju mund të shihni se çfarë cilësie finalizuese ka ai me të majtën, me të djathtën, me kokën e tij.

Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm në zonë, i cili gjithashtu punon prapa. Është një zhvillim i shkëlqyeshëm për të”, ka thënë Enriko Masen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat