Ylber Ramadani vazhdon të dhurojë performanca pozitive tek ekipi i Aberdeenit.
Mesfushori i kombëtares shqiptare u transferua gjatë merkatos së verës në Skoci.
26-vjeçari dardan, autor i 24 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren shqiptare, dhuroi një asist të bukur në fitoren 3-1 që arriti Aberdeen përballë Motherwell.
Ishte minuta e 64’ kur Ramadani rikuperoi një top dhe e pasoi atë drejt Bojan Miovskit, i cili e dërgoi në rrjetë.
Ky ishte asisti i dytë sezonal në kampionatin skocez për mesfushorin shqiptar.
Ndërkohë, Aberdeen i dha fund ecurisë prej tri humbjeve radhazi.