Liverpuli po kalon një formë mjaft të dobët këtë sezon.
Të kuqtë gjenden larg garës për titullin kampion, teksa sot kanë marrë edhe humbjen e radhës.
Ekipi i Jurgen Klopit është mposhtur jo pak, por 3-0 nga Ulverhemptoni.
Trajneri gjerman nuk ka qenë aspak i qetë pas kësaj disfate dhe kjo është vënë re në konferencëne tij për shtyp.
Klopi ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së njërit prej gazetarëve të pranishëm, duke e kthyer situatën në personale.
“Është e vështirë të flas me ty, për të qenë 100% i vërtetë.
Do të parapëlqeja të mos e bëja.
Ti e di përse. Për të gjitha ato gjërat që ke shkruar.
Kështu që, nëse dikush tjetër do të më bëjë këtë pyetje, atëherë do t’i përgjigjem”, ka thënë Jurgen Klopi.