Real Betis-Celta Vigo ishte një sfidë e mbushur me gola dhe emocione.
Në fund festoi skuadra galiciane me rezultatin 3-4.
Një episod i rrallë u regjistrua në minutën e 79’ kur Abner Vinicius humbi një shans të artë me portën bosh.
Rezultati ishte 2-4 dhe anësori i majtë brazilian kishte vetëm pak sekonda që kishte zbritur në fushë.
Abner mori një top nga krahu i djathtë, por i befasoi të gjithë duke bërë më të vështirën me portën e boshatisur.
Skuadra e Manuel Pellegrinit ia doli të shkurtonte rezultatin disa minuta më vonë falë një penalltie të Nabil Fekir, por nuk evitoi disfatën dhe mbetet katër pikë larg zonës Champions.