Dyshimet mbi formacionin e Milanit për derbin e së dielës në orën 20:45 duket se po shuhen.
Në portë Tatarushanu e ka vendin e sigurt, ashtu si Hernandez e Kalulu dhe Kalabria në mbrojtje.
Dëmtimi i javës së kaluar i Destit dhe pamundësia e Turesë për të zëvendësuar Teon bëjnë që Pioli të mos mendojë për alternativa të tjera.
Diskutim i ngjashëm për Kjaerin që do të zëvendësojë Tomorin. Me anglezin në fushë mund të ishte hamendësuar edhe një 3-5-2, por Pioli nuk dëshiron që të përdorë tre qendërmbrojtës duke pasur vetëm Çaon si alternativë stoli.
MISTERI I PIOLIT – Arsyetim i njëjtë për mesfushën, ku Benaser është dorëzuar për shkak të dëmtimi në kofshë. Mungesa e tij shtyn Piolin të rreshtojë ekipin me skemën 4- 3-3.
Në rast të tillë, krah Tonalit do të luajnë Kruniç dhe Pobega. Në fakt asnjëri nuk e ka vendin e sigurt, pasi zgjedhja përfundimtare mund të bjerë mbi Vranksin.
Belgu ka dinamikë që nuk e kanë boshnjaku dhe italiani, ndaj nuk do të ishte çudi që ta niste derbin si titullar. Në këto rrethana Sulmi duket i vetmi repart ku nuk ka vend për dilema.
Zhiru si “pykë” do të ndihmohet nga Leao dhe Salmakers, që ka fituar balotazhin me Mesiasin. Sidoqoftë, çdo gjë do të jetë e qartë të dielën mbrëma, pasi në dy ditët e fundit Pioli ka larguar gazetarët dhe çdo sy kurioz nga rrethinat e “Milanello”-s, pikërisht për të mos zbuluar atë që mund të jetë plani taktik për të dielën mbrëma.