Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan është i etur për të qëndruar në ‘Etihad Stadium” edhe në sezonin e ardhshëm.
Kapiteni i kampionëve në fuqi të Anglisë në qershor mbyll kontratën me ‘Qytetarët’.
Ai prej kohësh është i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Barcelona.
Megjithatë, sipas medieve britanike, Gundogan preferon qëndrimin te City, dhe se tashmë janë duke u zhvilluar negociatat nga të dy palët për rinovimin e kontratës së re.
Madje, siç raportohet, marrëveshja e re mes Cityt dhe Gundogan mund të arrihet shumë shpejtë.