Fitore që do të mbahet mend gjatë nga dashamirët me të zjarrtë të Mallorca-s.
Fitore e bujshme me rezultat 1:0 ndaj kampionit në fuqi, Real Madridit.
Fitorja është meritë e Vedat Muriqit, i cili kërceu më së larti në dyluftim me Nachon por shënimi regjistrohet si autogol.
Goditje e rëndë për klubin mbretëror, ngecin në luftë për titullin e kampionit.
Reprezentuesi i Kosovës, ka treguar shpirt luftarak me shokë dhe ia dolën të gjunjëzojnë Realin.
Kampioni në fuqi dominoi ballafaqimin por sa vlen kjo kur nuk shënon.
Në minutën e 59-të, Asensio dështoi nga penalltia, duke lëshuar rastin ideal për të barazuar rezultatin.
Futbollisti Muriqi me shokë kremtojnë fitoren e madhe.
Mallorca renditet në vend të dhjetë me 28 pikë pas 20 jave në kampionatin spanjoll.
Reali mban pozitën e dytë me 45 pikë, ka një ndeshje më shumë e pesë pikë me pak se rivali i përbetuar dhe i përjetshëm, Barcelona.