Napoli ka treguar lojë të madhe, sidomos në pjesën e dytë shpërtheu me gola.
Napolitanët shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Spezia-s.
Golat i realizuan futbollistët Kvaratskhelia (47'-nga penalltia), Osimhen (68' e 73').
Amir Rrahmani u paraqit titullar.
Reprezentuesi i Kosovës, ka dëshmuar lojë shumë të mirë në këtë fitore të madhe, duke e bërë një hap drejt titulli në Itali.
Napoli kryeson me 56 pikë dhe Spezia renditet në vend 17-të me 18 pas 21 jave në Serie A.