Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, si zakonisht titullar, kontribon në fitoren e St. Paulit, me rezultat 2:0 ndaj Hannover 96.
Tre pikë të mëdha dhe të qetësisë në një farë mënyre për skuadrën nga Hamburgu.
Mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 61-të, Neumann u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, për çka ishte një përparësi dukshme numerike për St. Paulin.
Golat i realizuan Daschner (17') dhe Metcalfe (27').
Betim Fazliji u aktivizua në fund të takimit në radhët e St. Paulit.
kHannover zë vendin e shtatë me 28 pikë, ka pesë më shumë se St. Pauli që renditet në të nëntin pas 19 jave në Bundesliga II.
Futbollisti i St. Paulit, Manolis Saliakas, u vlerësua me notën 8.1 nga faqja për statistika “Sofascore”, ndërsa Paçarada me 7.5, ndër më të mirët e kësaj sfide.