Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, ka debutuar për mrekulli në fanellën e Istanbulspor AS, duke asistuar në golin e dytë.
Istanbulspor AS ka shënuar fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Alanyaspor-it, në takimin e javës së 23-të të kampionatit turk.
Loshaj futet në lojë në minutën e 43-të.
Valon Ethemi ka shënuar në minutën e 67-të pas asistimit të Eduart Rroca.
Mysafirët barazuan me golin e C avaleiro në minutën e 71-të.
Pas gjashtë minutave (77’), Loshaj asistoi dhe Gultekin.
Rroça e Ethemi luajtën standardë, ndërsa Sidrit Guri dhe Jetmir Topalli aktivizohen nga minuta e 78-të në fitoren e Istanbulspor AS.
Kapiteni Rroca u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 28-të.
Alanyaspor renditet në vend të 11-të me 25 pikë e Istanbulspor AS është i 18-ti me 11.