Kosova e Dusseldorfit po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit, me synime që të ngritet në Landesliga.
Kuqezinjtë shënuan fitore në miqësore, me rezultat 3:1 ndaj ekipit të Landesliga, SV “Genc Osman Duisburg”.
“Klubi Kosova Dusseldorf, ekipi i Parë dhe i dytë zhvilluan ndeshje.
Ekipi i parë lojë miqësore kundër ekipit që garon një ligë më lart se ekipi ynë (Landesliga), fituam me rezultat 3:1.
Ekipi i dytë lojë kampionale dhe fituam me rezultat 5:1”, njofton FC Kosova.