Skuadra e Shkupit ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Dinamos së Tbilisit nga Gjeorgjia, në ndeshjen miqësore që u luajt sot në Antalia.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, fitoi me golat e Danfës në minutën e 11-të dhe të Adetunji në minutën e 36-të.
Pas disfatës së djeshme me rezultat 4:2 nga Concordia, kjo është fitorja e dytë për Shkupin në përgatitjet në Antalia.
Skuadra shqiptare është e gatshme për pjesën e dytë të kampionatit.