Vedat Muriqi është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Sulmuesi shqiptar sot ka treguar lojë të mirë, ku me skuadrën e tij e mposhtën me rezultat 1:0 Real Madridin.
Trajneri i Mallorca-s nuk i ka kursyer batutat në deklaratën për mediat pas përfundimit të ndeshjes.
Agirre ka treguar arsyen e mungesës së golave nga ana e Muriqit, e cila ka të bëjë me shtimin e kilogramëve gjatë pushimit për shkak të Kupës së Botës.
“Sot ka qenë mirë.
Ka kohë që nuk ka qenë, pas Botërorit nuk ka ardhur mirë.
Madje mendoj se e kam parë më pak në formë, diçka i ka dalë në bark dhe i ngjante si (barku) i imi. Më duhej t’i tërhiqja veshin”, ka deklaruar Havier Agirre.