Mesfushori i Chelseas mund të përfundojë në La Liga

Futboll

Mesfushori i Chelseas mund të përfundojë në La Liga

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 15:56
N’Golo Kante

N’Golo Kante është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsean.

“Blues” nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë atij kontratën, prandaj edhe përfaqësuesi francez do të jetë lojtar i lirë gjatë verës që po vjen.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori shkatërrues mund të përfundojë në La Liga.

Më saktësisht, ish-futbollisti i Leicester Cityt mund të përfundojë në Atletico Madrid.

31 vjeçari mund të përfundojë tek “Los Colchoneros” si lojtar i lirë, por nuk përjashtohet mundësia që ta vazhdojë karrierën në Angli në një klub tjetër, apo të rikthehet në Francë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat