Carlo Ancelotti doli para mediave në prag të duelit të nesërm kundër El Al Ahly, në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube.
Sa i veçantë është Botërori për Klube?
Do të thotë t’i kesh bërë mirë të gjitha deri këtu.
Maroku është një vend me shumë tifozë tanët, ndaj e shoh si një mundësi për t’u dhënë atyre lumturi.
Ta përfundojmë mirë sezonin e kaluar dhe t’i japim shtysë këtij aktualit, ku kemi shumë sfida për të arritur.
Vinicius, a ndjeni se nuk është i mbrojtur nga kundërshtarët dhe arbitrat?
Pyetja që bëj është kjo: kundër çfarë duhet të mbrohet Vinicius? Kundër çfarë duhet të mbrohen shokët e tij të skuadrës?
A është problemi Vinicius? Nuk e di.
Duket se problemi është se çfarë ndodh rreth tij, pikë.
Është një problem i futbollit spanjoll, që duhet ta zgjidhim.
Duket se ai është fajtori dhe viktimë e diçkaje që nuk e kuptoj.