Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka dhënë prononcimin e tij për mediat pas humbjes 1-2 ndaj Laçit.
“Ka shumë gjëra për sa i përket humbjes.
Skuadra është e ngarkuar mendërisht dhe mendoj që është një peshë që nuk arrijmë ta mbështesim.
Kur na u largua Rrapaj po mendojmë të bëjmë disa ndryshime. Është e lehtë të flasësh nga jashtë por kur jap gjykimet e mia preferoj të bëj disa prova.
Hoti ka luajtur edhe në atë pozitë, nuk është hera e parë.
Titulli? Nuk jemi më për titull. 6 pikë janë shumë larg Tiranës dhe mendoj se nuk jemi në lartësinë e duhur.
Ne do të përpiqemi por është e pamundur për momentin për të luftuar për titullin kampion” – tha ai.