Vllaznia do të përballet me Kukësin me 7 shkurt, në ndeshjen që shkon për llogari të Superligës.
Trajneri i shkodranëve, Mirel Josa ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin, duke thënë se kuksianët kanë bërë mirë vitet e fundit.
"Është ndeshje shumë e rëndësishme, jo për faktin se Kukësi po rritet, por se po luajmë me Kukësin.
Është një skuadër që i ka dhënë tonin futbollit gjatë viteve të fundit.
Ne personalisht duhet të shohim veten tonë ku jemi dhe objektivat për të shkuar më lart.
Normal që Kukësi është riformuar këtë periudhe të lëvizjes së lojtarëve.
Kanë ditur të marrin rezultate.
Ndeshje e rëndësishme.
Te gjitha ndeshjet i shoh në perspektivën e së ardhmes", tha Josa.