Pas shumë problemeve, Suad Sahiti, ka arritur që të shkëpues konitratën me skuadrën kroate të Shibenikut.Konfirmimi i shkëputjes së kontratës me klubin kroat, i ka ardhur Sahitit të hënën nga Federata e Futbollit të Kroacisë.
Ai nëpërmjet federatës kishte kërkuar një gjë të tillë më datën 27 janar, pasi klubi i Shibenikut e kishte suspenduar muaj më parë për shkak se futbollisti shqiptar kishte refuzuar rinovimin e kontratës.
Sahiti nuk kishte pranuar rinovimin e saj për shkak të pagës më të ulët dhe klubi kishte marrë vendim për ta suspenduar.
Tani që është lojtar i lirë, Suad Sahiti po shqyrton ofertat për ta vazhduar karrierën.
Ai kishte kontratë me Shibenikun deri në verën e këtij viti.
28-vjeçari iu bashkua ekipit kroat në fillim të vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Zrinjski, Wisla Plock, Septemvri Sofia, Larisa, Skënderbeu dhe Rabotniçki.