Në vitet e fundit, Galatasaray ka qenë mjaft aktive në merkato duke transferuar emra të njohur të futbollit botëror.
Së fundmi në radhët e turqve aktivizohen lojtarë si Icardi, Mertens dhe Mata ndërsa në merkaton e janarit realizuan një tjetër tratativë të bujshme si transferimi i Nicolo Zaniolos nga Roma.
Megjithatë, Zaniolo nuk ishte i vetmi emër i preferuar nga ana e drejtuesve turq sa i takon merkatos së janarit pasi sipas “Talksport”, Galatasaray tentoi edhe firmën me Philippe Coutinho.
Ky i fundit nuk po kalon një periudhë të mirë në radhët e Aston Villa-s në Premier League teksa në 20 ndeshje me skuadrën angleze nuk ka mundur të shënojë apo edhe të asistojë.
Megjithatë, ishte vetë 30-vjeçari që refuzoi Galatasarayn pasi nuk e preferonte kampionatin turk duke qëndruar në Premier League si një kampionat elitar.