Ndeshja mes Vllaznisë dhe Kukësit është shumë e rëndësishme për fatin e dy skuadrave.
Shkodranët duan të kapin ekipet që kanë më lart në renditje për t’u bërë protagonistë në luftën për titull.
Ndërkohë, kuksianëve u duhet fitorja për t’u larguar edhe më shumë nga fundi i klasifikimit.
Shkodranët shfaqen përsëri me Balajn si pikë referimi në sulmin e ekipit, ndërkohë, Hallaçi nuk ka Barbosa, por do të provojë sulmin e shpejtë me Bashën dhe Ovusun.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Zogoviç; Smajli, Shehi, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, H.Marku; Mala, Balaj, A.Hoxhaj.
Trajner: Mirel Josa
KUKËSI: Halimi; Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca; Sh.Taipi, Mbarak, Delimexhaç; Basha, Gj.Taipi, Ovusu
Trajner: Rrahman Hallaçi.