Milan-i është në krizë në kampionat dhe duhet të kthehet në rrugën e fitoreve sa më shpejt të jetë e mundur.
Milan, shpresë e trefishtë për PiolinPër ta bërë këtë, trajneri Stefano Pioli ka një “shpresë të trefishtë”.
Nga sa mësohet nga zërat e fundit, në 48 orët e ardhshme klubi do të zhvilloje teste të tjera për lojtarë e dëmtuar për të kuptuar si po shkon rikuperimi i Mike Maignan, Fikayo Tomori dhe Ismael Bennacer.
Të tre po bëjnë çfarë është e mundur për të qenë në dispozicion pas një jave kur kuqezinjtë do të luajnë në Champions League kundër Tottenham-it, por nuk do të jetë e lehtë.
Mbrojtësi anglez është ai që ka më shumë shanse për t’u kthyer në kohë mes tre lojtarëve. Megjithatë, edhe rikuperimi i portierit dhe mesfushorit janë shumë të rëndësishëm për klubin.
Veçanërisht mungesa e Maignan është ndier shumë në këtë sezon me polemika të shumta që kanë shoqëruar paraqitjet e portierit të dytë të Djallit, Tatarusanu.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.
Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë do të shpresojë që t’i ketë të tre në dispozicio sa më shpejt të jetë e mundur...