Ish futbollisti boshnjak, Bajro Zhupiq, sot ka shpërndarë një fotografi me legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Këtë fotografi e ka ripërsëritur edhe një herë boshnjaku, duke kujtuar një detaj të vitit 1986, kur ishin bashkëlojtarë në klubin e futbollit Partizani nga Beogradi.
“Nisja në ndeshjen me Borussia Mehengladbah, 1986”, ka shkruar Zhupiq.
Vokrri ka ndërruar jetë me 9 qershor të vitit 2018, kur ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Është meritë e Vokrrit që FFK u anëtarësua në UEFA e FIFA me 3 maj përkatësisht 13 maj të vitit 2016..