Nicolo Zaniolo është afër kompletimit të transferimit te Galatasaray.
Reprezentuesi italian është nisur sot drejt Stambollit për të finalizuar lëvizjen.
Zaniolo do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.
Roma nga shitja e tij pret t’i fitojë 20 milionë euro, pa përfshirjen e bonuseve.
Sipas Fabrizio Romanos, në kontratën e Zaniolos me Galatasarayn do të vendoset një klauzolë lirimi rreth 35 milionë euro.
23-vjeçari ishte “rebeluar” së fundmi dhe nuk ka ushtruar qe një muaj me Romën.
Ai shpresonte të transferohej në Milan, por Roma nuk e pranoi ofertën e “Rossonerëve” për huazimin e lojtarit, ngase romakët dëshironin ta shisnin përfundimisht kartonin e tij.