Juventusi ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Salernitanës, në takimin e javës së 21-të të Serie A.
Në stadiumin “Arechi” në Salerno, në një atmosferë të mirë, “Zonja e Vjetër” nuk la hapësirë për ndonjë kërcënim nga ana e vendasve.
Golat i realizuan futbollistët Vllahoviq (26'- nga penalltia e 47') dhe Kostiq (45').
Juventusi renditet në vend të dhjetë me 26 pikë e Salernitana në të 16-tin me 21.
Juventusi rrëmben tre pikë të qetësisë.