Real Madrid humbi rrugën e titullit dhe u mund nga Mallorca me shifrat 1-0.
Pozita e Ancelotit duket në rrezik dhe këtë e tregon nervoziteti i shtuar nga ana e trajnerit. I pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Al Ahly për Botërorin e Klubeve, trajneri nuk mbajti dot në një pyetje të bërë për Vinicius Junior.
Gazetarët e pyetën se pse i kishte provokuar dhe ofenduar tifozët e Mallorca.
“Më lejoni t’ju pyes, çfarë problemi keni ju këtu? Vinicius apo shokët e ekipit që ndoshta nuk e mbrojtën sa duhet?
Kundër kujt të mbrohet Vinicius?
Problemi është se çfarë po ndodh me të, ai është vikt.imë dhe nuk i kuptoj këto pretendimet tuaja”, tha Anceloti.