Antonio Cassano është rikthyer për të sulmuar Simone Inzaghin për sezonin negativ që po përjeton Interi i tij.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Cassano u shpreh se e vetmja mundësi që ka trajneri i “zikaltërve” për të shpëtuar veten është fitorja e Champions League.
“E vetmja mundësi që kanë për të shpëtuar veten është të fitojnë Champions League, përndryshe Interi është i detyruar të ndryshojë sepse përveç derbit, Superkupa nuk shkoi mirë.
Në vend që të ekzaltohesha, do të ndihesha pak i turpëruar në vendin e Inzaghit. Duhet të shqyrtojë ndërgjegjen.
Vitin e kaluar bëri një katastrofë me dy trofe, por këtë vit nuk do t’a shpëtojnë më.
Me -13 pikë diferencë nga kreu me 3 muaj përpara, do të më vinte pak turp i dashur Inzaghi“-tha ai.