Ka ndërruar jetë trajneri legjendar kroat, Mirosllav Çiro Blazheviq .
Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në Zagreb.
"Qiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, ngase drejtoi me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në edicionin 1985/86.
Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit.
Prehu në paqe Legjendë!", shkruan në faqen e FFK-së.