Ish-futbollisti i Atletiko Madridit Nikolas Skiapakase shënoi golin e tij të parë për La Luz në Primera Division (Uruguai) pasi u lirua nga burgu.
Ekipi i tij humbi 3-1 kundër Montevideo Uanderers.
Skiapakase u dënua me 14 muaj burg pasi u akuzua se trafikonte armë zjarri dhe municione.
Por ai qëndroi vetëm 2 muaj e 12 ditë pasi pjesa tjetër e dënimit u plotësua me gjashtë muaj arrest shtëpiak, me autorizim gjyqësor, për të qenë në gjendje të stërvitet dhe të luajë ndeshjet e futbollit.