Mesfushori Naby Keita raportohet se po luan sezonin e tij të fundit me klubin e madh anglez, Liverpool.
‘The Reds’ assesi nuk po ia dalin të gjejnë formën e mirë këtë sezon të garave, dhe janë shumë prapa pozitës që çon në Ligën e Kampionëve.
Në rast se skuadra nga ‘Anfield’ mbetet jashtë Championsit, atëherë disa nga lojtarët kryesor raportohet se do të largohen nga skuadra e Jurgen Klopp.
Naby Keita, sipas medieve britanike, në fund të këtij kampionati do t’i thotë lamtumirë Liverpoolit.
Keita është larg formës së tij më të mirë këtë sezon të garave, dhe duket së lojtarin preferon një aventure të re në futbollin evropian.
Se cila do të jetë skuadra e tij e re, do të dihet vetëm gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen.