Hoffenheimi zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Hoffenheimi zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:30
Pellegrino Matarazzo

Pellegrino Matarazzo është trajneri më i ri i Hoffenheimit. 45-vjeçari zëvëndëson André Breitenreiter, i cili u largua pas humbjes së fundit në Bundesligë,  përballë Bochumit, me rezultatin 5-2.

Matarazzo ka firmosur deri në qershorin e vitit 2025 me skuadrën gjermanë.

Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim, pasi amerikani ka qenë pjesë e Hoffenheimit në sezonin 2018-2019 në rolin e zëvendëstrajnerit.

45-vjeçari hoqi dorë nga ky rol në dhjetor 2019, pasi mori drejtimin e Stuttgartit, ku qëndroi në 100 ndeshje.  Matarazzo me Stuttgartit triumfoi në 31 ndeshje, pësoi 40 humbje dhe mori 29 barazime.

Detyra e tij do të jetë shumë e vështirë me Hoffenheimin, pasi do të ketë si objektiv të rikthej skuadrën te rezultatet pozitive. Hoffenheim nuk ka fituar asnjë ndeshje në vitin 2023 në Bundesligë, teksa sfida e radhës do të jetë në shtëpi përballë Bayer Leverkusenit.

Aktualisht, Hoffenheimi ndodhet në vendin e 14-të të renditjes me 19 pikë, sa Bochumi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat