Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Dajot Upamekano, është gati të rikthehet në aksion në Bundesligë, në ndeshjen e së shtunës së ardhshme ndaj Bohumit, pasi është riaftësuar nga një dëmtim që pësoi pak kohë më parë.
Francezi humbi ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Volfsburgut (4-2) për shkak të problemeve me gishtat e këmbës.
“Jam gati për Bohumin, të shtunën, pastaj për Parisin.
Pata një problem, por kjo nuk do të më pengojë të luaj. Shkova te një ekspert në Konstanz, i cili po kujdeset për të gjithë trupin tim, ” tha ai për “Sport Bild”.
Upamecano zbuloi se ka punuar me një këngëtar opere në teknikën e tij vokale, pasi kishte pasur probleme me zërin (dhimbje fyti dhe ngjirje), kur përpiqej të bërtiste me zë të lartë në fushë.
Edhe këtë problem tashmë e ka hedhur pas krahëve.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka luajtur në total në 27 ndeshje me fanellën e Bayernin këtë sezon.