Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, është i pikëlluar me ikjen në amshim të trajnerit të famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, ish trajner i Prishtinës në vitin 1985.
Shosholli ka punuar së bashku me Bllazheviqin në vitin 1985 pikërisht në pranverën e nxehtë të asaj kohe, një edicion që nuk harrohet kurrë në ligën e parë ish jugosllave.
“Një ditë para se ta festojë ditëlindjen e 88-të, iku në amshim një ndër trajnerët më të mirë në Kroaci i cili në botërorin e vitit 1988 fitoi me Kroacinë medaljen e bronztë, dhe la një gjurmë të pashlyeshme edhe në disa shtete tjera evropiane, si dhe nl Kosovë me ekipin e Prishtinës.
Ishte kënaqësi bashkëpunimi me Çiron në ekipin e Prishtinës.
Ngushëllime familjes Bllazheviq dhe gjithë komunitetit futbollistik në Kroaci dhe Kosovë.
Prehu ne paqe”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.