Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo veçse ka nënshkruar kontratën e tij si lojtar i ri i Galatasarayt.
Marrëveshja është kompletuar, si dhe është arritur marrëveshja për kontratën e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Po ashtu, gjiganti turk ka përfshirë një klauzolë prej 35 milionë eurosh në kontratën e Zaniolos.
Ndërkaq, me transferimin e tij te Galatasaray, Zaiolo ka shkruar histori në Turqi, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në futbollin turk.
16,5 milionë euro janë dëmshpërblim i garantuar drejt Romës, ndërsa 13 milionë të tjera në formë të bonuseve.
Kontrata me lojtarin do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, ku Zaniolo do të përfitojë 3,5 milionë euro në vit.