Todd Boehly është njeriu i momentit jo vetëm në Angli, pasi presidenti i Chelsea ka shpenzuar një “mal” me para për të ndërtuar një organikë të jashtëzakonshme.
Pavarësisht milionave të shpenzuara, 49-vjeçari tashmë po studion tregun francez dhe nuk bëhet fjalë për merkato, pasi amerikani tashmë po kërkon të marrë pronësinë e Bordeaux.
Këta të fundit zbritën nga Ligue 1 sezonin e kaluar dhe kaluan një periudhë aspak të qetë, ndikuar këtu edhe nga problemet financiare dhe Boehly po e shqyrton këtë mundësi që të marrë pronësinë e një prej klubeve më historik në Francë.
Mediet angoleze e kanë konfirmuar diçka të tillë edhe pse asgjë nuk është pranuar nga burimet pranë presidentit të Chelsea.