Me fitoren e sotme nda skuadrës së Al Ahlyt, Real Madridi e siguroi biletën e fundit drejt finales së Kupës së Botës për klube.
Reali e mposhti lehtësisht skuadrën e Al Ahlyt me shifrat 4:1, ndërsa tani në finale do të përballet me skuadrën e Al Hilal.
Kjo përballje do të zhvillohet të shtunën, respektivisht më datën 11 të këtij muaji.
Stadiumi “Moulay Abdallah” në Rabat do të jetë nikoqir i finales mes Realit dhe Al Hilal, e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00.
Ndërkaq, pavarësisht humbjes sot, Al Ahly do të përballet me skuadrën e Flamengos, për të përcaktuar se kush e zë vendin e tretë në këtë garë.
Edhe kjo ndeshje zhvillohet këtë të shtune por me fillim nga ora 16:30, po në të njëjtin stadium se ku do të zhvillohet ndeshja mes Realit dhe Al Hilal.
E shtune (11.02.2023)
Finalja e Kupës së Botës/20:00 Real Madrid – Al Hilal (Stadiumi Moulay Abdallah)
Ndeshja për vend të tretë/16:30 Al Ahly – Flamengo (Stadiumi Moulay Abdallah)