Arsenali tashmë ka paraqitur ofertën për mesfushorin e Juventusit, Manuel Locatelli, raporton ‘Calciomercato’.
‘Topçinjtë’ kërkojnë që Locatellin ta transferojnë në Torino gjatë verës që po vjen.
25-vjeçari ishte huazuar tek juventinët nga Sassuolo në vitin 2021 me opsion për blerjen e kartonit të plotë.
Megjithatë, duke pasur parasysh krizën në të cilën po kalojnë torinezët, atëherë Locatelli mund të transferohet në ‘Emiratës’ qysh gjatë kësaj verë.
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta është i prirur që të forcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm, dhe italiani thuhet se është në listën e trajnerit spanjoll.