Ish-sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano, mendon se Napoli është skuadra më e bukur në botë.
‘Napolitanët’ janë në rrugën e duhur për ta fituar titullin e kampionit këtë sezon të garave pasi që aktualisht kryesojnë Serie A me 56 pikë, 13-të me shumë së ndjekësi i parë, Interi.
“Napoli është skuadra më e bukur në Evropë. Mund të them njëmijë gjëra për Napolin.
Spalletti ka formuar një ekip perfekt. Napoli është i mrekullueshëm”, ka thënë Cassano.
Ai është i bindur se Napoli do të fitojë Scudetton këtë sezon të garave.