Mirosllav Çiro Bllazheviq, dje në moshën 88 vjeçare, iku në botën tjetër.
Është një detaj interesant me Çiron kur e mori drejtimin e klubit të futbollit Prishtina.
Me 23 mars të vitit 1985, Mirosllav Çiro Bllazheviq, u prezantua para futbollistëve të Prishtinës, që ishin në përgatitje në Surdulicë.
Pas 8 ditëve (me 31 mars), ai me Prishtinën ka zhvilluar takimin e parë me Vardarin e Shkupit në kuadër të miqësores, që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Vardari ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj bardhekaltërve.
E veçanta ka qenë se ndeshjen edhe pse miqësore, e përcollën mbi 10 mijë shikues.
Prishtina – Vardari 1:2
Gjyqtar: Shinasi Berisha.
Shënues: Batroviq (66’) - Dimitrovski (47’), Urosheviq (62’).
Prishtina: Rade Stevanoviq (Neshet Zhaveli), Agim Cana, Shefqet Sinani (Arbnor Morina), Rafet Prekazi, Rifat Mehinoviq, Xhevdet Muriqi, Mensur Nexhipi (Ramadan Cimili), Sahit Kelmendi, Kujtim Shala, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.
Vardari: Zhivanoviq (Groshev), Najdovski, Simonovski, Dimitrovski (Micevski), Setinov, Janevski, Urosheviq, Simovski, Aleksovski (Todorovski), Goraçinov dhe Savevski.