Messi, mallkimi i numrit “10” në Kupën e Francës

Futboll

Messi, mallkimi i numrit “10” në Kupën e Francës

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:08
Lionel Messi

Ne jemi mësuar gjithmonë ta shohim atë duke luajtur me fanellën me numrin 10 për klubin e tij.

Por që nga transferimi në Paris Saint-Germain, Lionel Messi ka veshur fanellën me numrin 30.

Të paktën në kampionat dhe në Champions League. Në fakt, në Kupën e Francës, falë rregullores, ai mund të rikthehet në veshjen e numrit Diez me të cilin shihet zakonisht.

E vetmja pengesë e kësaj situate? Gjë që të paktën në këtë kompeticion nuk i sjell shumë mirë…

Në fakt, dje kundër Marsejës,

Pleshti humbi ndeshjen e dytë nga dy ndeshje të luajtura me numrin 10.

Më parë, në ndeshjen e luajtur ndaj Nice, në janar 2022, e njëjta gjë kishte ndodhur me Paris Saint-Germain që e ka humbur atë ndeshje me penallti.

Një mallkim i vërtetë për Messi-n. Duhet nënvizuar se si Neymar, i cili zakonisht mban fanellën me numrin 10 në kampionat, ka veshur fanellën me numrin 11.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat