Një lajm i mirë vjen për tifozët e AC Milanit.
Mediat italiane të enjten shkruajnë se ‘Rossonerët’ dhe sulmuesi francez Olivier Giroud, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.
Reprezentuesi francez më në fund ka pranuar të rinovojë kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2024.
Giroud të përfitojë 3.5 milionë në sezon, teksa sot pritet të zhvillohen dhe bisedimet e fundit mes palëve për detajet e tjera të kontratës.