Është për të ardhur keq që Harry Kane nuk ka fituar shumë trofe, pasi sulmuesi i Spurs ka shumë hapësirë për t’i ruajtur ato.
Kapiteni i Anglisë ka grumbulluar në heshtje disa prona, ndërsa është duke shtuar rekordet e tij të golave.
The Sun ka zbuluar se perandoria e tij vlen 13.1 milion £ – afërsisht e njëjta vlerë me gishtin e madh të këmbës.
Një burim thotë: “Harry është po aq i zgjuar me paratë e tij sa është me finalizimet e tij para portës.
Shumë futbollistë bëjnë investime në prona, me rezultate të përziera, por Harry e di qartë se çfarë po bën”.
Kompania e Harry-t, Edward James Investments, drejtohet në bashkëpunim me prindërit dhe vëllanë e tij Charlie, gjithashtu menaxheri i tij.
Pavarësisht se zotëron një numër të madh pronash, The Sun zbuloi vitin e kaluar se Harry, i cili fiton 200,000 £ në javë, jeton në një rezidencë me qira prej 1 milion sterlinash në vit me gruan Katie dhe fëmijët e tyre Ivy, Vivienne dhe Louis.
Prona me shtatë shtretër ka një spa, dhomën e kinemasë, dhomat e stafit dhe sistemin e ashensorit.
Përveç shtëpive, Harry mbledh gjithashtu makina luksoze, duke zotëruar një Land Rover 99,000 £, një Jaguar F-Pace 35,000 £ dhe një Bentley 212,000 £.
Harry më në fund e theu rekordin e gjatë të Jimmy Greaves si golashënuesi më i mirë i Spurs, duke shënuar golin e fitores kundër Manchester City fundjavën e kaluar, klubi që u përpoq ta merrte atë në verën e 2021.
Ka pasur zëra që Harry po priret drejt zgjatjes së kontratës me klubin e londinez, me marrveshjen aktuale që skadon në 2024-ën.
Kjo pothuajse me siguri do të nënkuptonte se sulmuesi do ta përfundonte karrierën e tij në Londrën e Veriut.