Enriko Papa rikthehet në Rumani. Mesfushori 29-vjeçar shqiptar ka vendosur të bashkohet me skuadrën e Sepsit në një huazim 6-mujor, me të drejtë blerjeje.
Papa, i cili më herët ka luajtur me Botosanin, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, u transferua verën e kaluar te turqit e Rizespor.
Megjithatë këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me Sepsin për ta huazuar deri në fund të sezonit, teksa klubi rumun ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Sepsi është themeluar në vitin 2011 dhe aktualisht garon në Superligën rumune, ku pozicionohet në vendin e 6 dhe lufton për një vend në zonën europiane.
Me rikthimin e Papës, shkon në katër numri i futbollistëve shqiptarë që luanë në kampionatin rumun.
Kjo pasi te Uta Arad luajnë dy ish-futbollistët e Tiranës, Idriz Batha e Erjon Hoxhallari, ndërsa Vesel Limaj u transferua pak ditë më parë te Hermannstadt.