Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë të vërtetë në Arabinë Saudite.
Portugezi kishte gjetur një realizim në ndeshjen e mëparshme, por nga penalltia.
Këtë herë Ronaldo ka shënuar dy gola teksa po luhet përballja mes Al Weha dhe Al Nassr.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur në shifrat 0:2.
Goli i parë ishte vërtet interesant pasi qartësisht u pa frika e portierit kundërshtar në momentin që kuptoi se para tij ishte Cristiano Ronaldo.
Gjuajtja e portugezit ishte e evitueshme, por kurrsesi për portierin e Al Weha.