Messi rrezikon ndeshjen me Bayern Munih!
Lionel Messi u lëndua gjatë ndeshjes kundër Marseille, të cilën PSG e humbi me rezultatin 1-2 të mërkurën, duke u eliminuar nga Kupa e Francës.
Sipas raportimeve nga Franca, argjentinasi nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen në transfertë ndaj Monaco.
PO ashtu është i pasigurt për takimin me Bayern Munich në Champions League, edhe nëse klubi parizian mbetet optimist.