Trajneri i Lille me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

Futboll

Trajneri i Lille me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 00:11
Zhegrova

Forma e Edon Zhegrovës po komentohet në Francë, pasi ai shënoi në dy ndeshje radhazi dhe për këtë ka folur edhe trajneri i tij Paulo Fonseca.

Pas golit ndaj Rennes në kampionat, Zhegrova shënoi edhe në mesjavë në Kupën e Francës ndaj Lyon.

Trajneri i tij Paulo Fonseca, është shumë i kënaqur me të për formën e treguar dhe angazhimin në fushë.

“Edoni ka qenë i sëmurë gjatë ditëve të fundit.

Por unë jam i lumtur me paraqitjet e tij që i ka treguar.

Mund të them se është bërë lojtar tjetër sa u përket vendimeve që i merr në fushë dhe mënyrën se si luan për ekipin”.

“Ai është shndërruar në një lojtar tjetër në aspektin pozitiv.

E ka kuptuar se është shumë e rëndësishme që duhet të luajë për ekipin dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, ka thënë Fonseca.

Portugezi ka shtuar se kjo formë e mirë mund të jetë një pikë kthese për Zhegrovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat