Osmani tërhiqet nga futbolli

Futboll

Osmani tërhiqet nga futbolli

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 00:20
Osmani

Labinot Osmani është përshëndetur me futbollin në moshën tridhjetë e shtatë vjeçare.

Përmes një njoftimi  në rrjetin social Facebook, ish-sulmuesi shumë i vlerësuar i futbollit të Kosovës, ka thënë se tash është koha për t'i dhënë fund rrugëtimit të tij. 

Për vendimin e Osmanit ka reaguar një nga ish-skuadrat e tij, Vushtrria.  

"Labinot Osmani, një nga legjendat e klubit FC Vushtrria pensionohet nga futbolli.

Sot, futbollit të Kosovës iu pensionua një nga sulmuesit më të mirë në vitet e fundit në futbollin e Kosovës.

 Ai ishte pjesë e historisë së klubit tonë në vitin 2014, ku u kurorëzuam me titullin kampion në Superligën e Kosoves për herë të parë në histori të klubit.

Falenderime të mëdha dhe shume respekte për kontributin e dhënë për klubin tonë dhe futbollin kosovar në përgjithësi.

 Labi, përveç një futbollisti të dalluar, ai ishte edhe njeri me vlera dhe një imazh shumë i mirë për gjeneratat e reja. Mirë u pafshim, LabiGol!

Të priftë e mbara dhe shume suksese në jetë", ka shkruar klubi nga qyteti me të njëjtin emër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat